Laptopi që po kërkoni
Blogu Kryesor

Laptopi që po kërkoni

Dëshironi të blini një laptop por e keni të vështirë zgjedhjen? Epo, po jua lehtësojmë pak punën. Laptopi juaj i ardhshëm duhet të jetë patjetër një macbook. Pse macbook?

Po ju japim pesë arsye bazike se përse ju duhet të zgjidhni macbook.
d

1. MacBook është i lehtë në përdorim

Apple është i njohur për produktet e tij dhe faktin që janë shumë të thjeshtë në përdorim. Nëse ju jeni përdorues i një iPhone apo iPad është më e thjeshtë akoma sepse produktet Apple funksionojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Ju mund të filloni të shkruani një email në iPhone dhe ta përfundoni atë në Macbook-un tuaj. Mundësitë janë të pafundme.

2. MacBook është i sigurtë

Sistemi operativ i një macbook-u është macOS dhe është i ndërtuar vetëm për kompjuterët Apple. Software dhe hardware punojnë në mënyrë perfekte së bashku për të bërë të qëndrueshëm Macbook-un tuaj. Ju nuk keni pse të shqetësoheni për viruset që mund të prekin kompjuterin tuaj, pasi sistemi operativ i macbook-ut është sistem i mbyllur dhe nuk mund të preket nga viruset. Kështu Macbook-u juaj do jetë paisje e sigurtë.

3. MacBook-u është i qëndrueshem

Nje laptop është një investim i madh, prandaj secili do të dëshironte që paisja e tij të ishte sa më jetëgjatë. MacBook është i ndërtuar tërësisht nga alumini i cili është material jetëgjatë dhe gjithashtu do të ruajë të njëjtën pamje edhe pas disa viteve.

4. Bateria e MacBook-ut

Ajo çfarë i ngre vlerat një MacBook-u padyshim është dhe bateria. Me një karikim të plotë, bateria mund të zgjasi deri në një ditë të tërë pune. Prandaj ju nuk keni pse të shqetësoheni nëse keni harruar të merrni me vete karikuesin e tij. Jetëgjatësia e baterisë së macbookut është deri në 12 orë, por duhet theksuar që një ndikim shumë të madh ka mënyra se si ju e përdorni, për shembull, të parit të një video në Youtube sigurisht që harxhon më shumë karikim se sa të shkruarit e një email.

5. Dizajni i MacBook-ut

Për të qenë të sinqertë, padyshim që dhe pamja ka rëndësi. Dizajni minimalist me linja të pastra dhe me anësore të harkuara e bën më të thjështë dhe të këndshëm Macbook-un. Një avantazh i tij është dhe pesha e lehtë, pra ju mund ta merrni atë më vete kudo pa pasur ngarkesë dhe pa ndjerë lodhje.

Besoj që tani ju e dini çfarë laptopi duhet të blini apo jo?

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *