Çipa silikoni të Apple
Blogu Kryesor

Çipa silikoni të Apple

Që nga viti 2020, Apple ka punuar për të eliminuar çipat Intel duke kaluar të gjithë linjën Mac në çipat e silikonit Apple dhe viti 2022 pritet të jetë viti kur do të përfundojë ky  tranzicion.

Dizajni

Apple thuhet se po punon në dy përditësime për Macbook Pro. MacBook i pare do të jetë një pasardhës i Macbook Pro 2019 por me një dizanj më modern, me një veshje modulare,  ndërsa modeli i 2-të do të jetë me përmasa më të vogla.

Mac Pro më i madh pritet të vazhdojë të përdorë të njëjtën kornizë çeliku inoks dhe strehë alumini. Ndërsa për pjesën termike (pjesë e nxehtësisë) do të ketë 3 pjesë të ndryshme të cilat shërbejnë për shpërndarjen e nxehtësisë.

Sa i përket Mac Pro-së  më të vogël, ai është përshkruar të jetë i  ngjashëm me Mac Pro ekzistues, por me një mbyllje më kompakte dhe  gjysmën e madhësisë së mëparshme. Ai do të ketë një pjesë të jashtme kryesisht prej alumini, dhe Mark Gurman i Bloomberg komunikoi se do” na sjelli nostalgji" për Power Mac G4 Cube.

 

Çipa silikoni të Apple

Apple po vendos ne zbatim disa çipa silikoni Apple me fuqi super të lartë për Mac Pro.

Sipas Gurman, Mac Pro, më i madhi,  do të vazhdojë të jetë i pajisur me çipa Intel ndërsa modeli më i vogël do të adoptoj çipin  silikon te Apple.

 

Data e publikimit

Mac Pro pritet të dalë në një moment në vitin 2022 dhe mund të prezantohet që në Qershor, ndoshta në Konferencën Botërore të Zhvilluesve, por për çipat e silikonit Apple mund ta shtyje në vjeshtë, duke u dhënë zhvilluesve pak më tepër kohë për të përgatitur programi për çipat më të fuqishëm të silikonit  të Apple.

 

#electronicline #apple #dyqanfizik #siliconechip

 

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *