Blogu Kryesor

Rikthimi në shkollë

Shtatori po afron dhe bashkë me të po afron dhe shkolla. Blerja e mjeteve për fillimin e shkollës vazhdon të mbetet një rit shumë emocionues pavarësisht moshës që mund të keni. Sigurisht përveç rrobave të reja dhe librave të shkollës, ju nevojiten dhe pajisje që do jua lehtësojnë akoma më shumë punët.

Ne jemi ketu për t’ju udhëzuar mbi produktet kryesore që mund t’ju nevojiten.

MacBook

Nuk ka rëndësi çfarë moshe keni dhe për çfare pune do e përdorni, një Macbook qëndron gjithmonë i pari në listë.

Ne ofrojme modele të ndryshme MacBook-u, ju mund të zgjidhni versionin më të përshtatshëm në varësi të punës që ju do kryeni. Qoftë me modelin MacBook Air apo me modelin Pro ju mund të kryeni detyra nga më të thjeshtat deri tek ato më profesionale. Përvec Macbook, Electronic Line ofron të gjithë aksesorët e nevojshëm për të jua lehtësuar akoma më shumë përdorimin.

 iPhone

Nëse nuk e keni akoma një të tillë, atëherë nuk keni përse mendoheni më gjatë. iPhone ka teknologjinë më të mirë dhe padyshim ka cilësi maksimale, ju mund të mbani të njejtin iPhone për disa vite dhe gjendja e tij (nëse mirëmbahet siç duhet) do jetë si në momentin e parë kur e keni blerë.

iPad

Padyshim ndër zgjedhjet më të mira që mund të bëni. I lehtë në përdorim dhe multifunksional, mund ta merrni kudo me vete dhe me ndihmën e një Apple Pencil, ju mund të realizoni punime të mrekullueshme, shumë profesionale apo me në një Magic Keyboard do ktheni iPad-in tuaj në një laptop.

Apple Watch

Produkti I fundit por jo nga rëndësia. Apple Watch është gjithmonë një zgjedhje shumë e zgjuar. Përmes aplikacioneve të ndryshme ju mund t’i lehtësoni vetes shumë punë. Apple Watch ju ndihmon në monitorimin e shëndetit, mund të merrni njoftime më lehtë pa pasur nevojë të hapni telefonin, të dergoni mesazhe apo thirrje.

Mos prisni më gjatë! Electronic Line ka gjithçka që ju nevojitet për një fillim sa më të mbarë të shkollës.

 

 

 

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *