Informacionet në Smartphohe-in tuaj janë në rrezik!
Blogu Kryesor

Informacionet në Smartphohe-in tuaj janë në rrezik!

Smartphone-i është një pjesë e pandashme e jetës sonë dhe gjithnjë e më shumë, po kthehet në një pajisje multifunksionale pa të cilën nuk bëjmë dot. Ai na shërben për të komunikuar, mbajtur shënime, foto, video, informuar në web, si dhe shumë aplikacione të cilat janë pjesë e punës profesionale. Kjo është dhe arsyeja se përse të gjithë ne e kemi karikuesin gjithnjë me vete, kudo që shkojmë.

Por, të karikosh Smartphone-in në një botë të mbushur me to, është e komplikuar. Ja disa arsye:

  • Ndonjëherë nga nxitimi harrojmë të marrim karikuesin me vete dhe Smartphone-i fiket në momentin që na duhet më shumë.
  • Në ambjentet publike është e vështirë të gjejmë vendin e duhur për ta karikuar pa rrezikuar që dikush të tërheqë telin e karikuesit dhe ai të ndalojë së funksionuari.
  • Në shtëpi ndodhen fëmijë dhe kafshë shtëpiake, prandaj sërish gjendemi në të njëjtën situatë.
  • Një goditje elektrike do rezultonte fatale.
  • Për më tepër, ekziston një tjetër arsye e cila është akoma më madhore se ato të përmendura më lart dhe realisht është një informacion që pak prej nesh e dinë. Nësë ne zgjedhim të karikojmë Smartphone-in në një ambjent publik me një karikues me kabëll, mundesitë që të dhënat tona të vidhen dhe modifikohen janë shumë të mëdha.

Si rrjedhojë, për të shmangur këtë grumbull me probleme, shkencëtarët nisen nga puna dhe pas shumë eksperimentesh sollën një lloj tjetër karikuesi, i cili nuk kishte më nevojë për kabëll, por thjesht për wireless. Kjo është pikërisht arsyeja se përse Smartphone-t po kthehen tërësisht prej xhami. Xhami e lejon energjinë të kalojë më lehtësisht, me qëllim që të karikohet me wireless.

Në këtë mënyrë, mjafton të vendosni çdo lloj Smartphone-i (është i përshtatshëm për një numër të madh markash) mbi të dhe kaq ishte. Nuk do ketë më rrëmujë kabëllash mbi tavolinë në zyrë apo shtëpi ne vendin ku ndodhet priza. Atë mund ta mbani kudo, sepse është mjaft praktike. Për më tepër, ky karikues ju mundëson prodhuesve ti bëjnë Smartphone-t tërësisht të mbrojtur nga uji dhe pluhuri.

Teknologjia me wireless është mënyra më e sigurt e mundshme dhe pa asnjë lloj rreziku, prandaj të gjithë po orientohen drejt saj.

 

Po ju, çfarë prisni?!

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *